Koncert Bamirësie nga Ermonela Jaho

Viti 2019 shënoi vitin e 11 të YWCA of Albania në punën dhe misionin e vazhdueshëm për kauzën e kancerit të gjirit. Nën moton “Fjongo rozë më kujton…”, muaji tetor shënoi kulmin e fushatës së YWCA of Albania në nismat për ndërgjegjësimin dhe parandalimin e kancerit të gjirit. Udhëhequr nga solidariteti dhe shpresa, YWCA ka ndërmarrë një sërë nismash që janë simbolika të punës së vazhdueshme, të mesazheve të forcës e guximit, që shprehen në marshimet e përvitshme, diskutimet e vazhdueshme, ndarjet e historive personale dhe përgatitjes së materialeve të ndërgjegjësimit.

Në 22 tetor 2019, tek salla e koncerteve të Kishës së Madhe Ortodokse, u mbajt një koncert i jashtëzakonshëm nga sopranoja me famë botërore, Ermonela Jaho. Ermonela Jaho është njëkohësisht edhe ambasadorja e YWCA of Albania për kauzën e fjongos rozë.

Koncerti i zhvilluar ishte një koncert bamirësie, ku të ardhurat do të shkojnë për të mbështetur gratë dhe vajzat në betejën kundër kancerit të gjirit. Koncerti u përkrah nga një sërë partnerësh, si American Bank of Investments, UNFPA Albania, Geraldina Sposa Official, Le Spot Group, Aslv Albania dhe Anjeza Dyrmishi. Përveç unikes Ermonela Jaho, pjesë e koncertit ishin edhe artistë të tjerë, si: Vikena Kamenica, Elda Laro, Paola Jaho dhe Enada Vaso.

Koncerti ishte plot emocione dhe magji... U karakterizua nga drithërimat dhe hijeshia! Kauza u shpalos nëpërmjet tingujve, lëvizjeve dhe fjalëve. Fjongo rozë mori forcë nga moria e duartrokitjeve të përzemërta të çdo të pranishmi, mori zë nga protogonistja unike Ermonela Jaho dhe Vikena Kamenica, mori jetë nga tingujt e Paola Jaho dhe Elda Laro, u shndërrua në një dimension tjetër nga lëvizjet e Enada Vaso dhe u përjetësua në foto, video e kujtesën e të gjithëve ne.

Përveç përjetimit të zërit të Ermonelës dhe tingujve të pianos, koncerti i bamirësisë pati disa momente të tjera shumë të veçanta. Gjatë koncertit u shpalos synimi i afërt i YWCA of Albania, që është krijimi i një qendre që do të ofrojë mbështetje psiko-sociale dhe ligjore për vajzat dhe gratë e prekura me kancer në gji dhe familjarët e tyre. Ajo që është më e rëndësishme lidhet me ofrimin FALAS të këtij shërbimi. Krijimi i një qendre psiko-sociale është një nevojë emergjente dhe shumë e domosdoshme, por e munguar në Shqipëri për pacientet e prekura me kancer në gji, për shkak të implikimeve që sjell diagnoza. Qendra psikosociale synon të ofrojë shërbime profesionale dhe të integruara, si terapi individuale, terapi familjare, terapi grupi, terapi për fëmijët, konsulencë juridike dhe mbështetje shumëdimensionale. Puna e vazhdueshme e YWCA of Albania ka evidentuar se mbështetja psikologjike është jetike për vajzat dhe gratë me kancer në gji, për t’i ridhënë kuptim jetës së tyre, për tu përballur me sëmundjen, por edhe për tu integruar në mënyrë të shëndetshme në shoqëri.

Për të falenderuar publikun pjesëmarrës, për të gjithë mbështetjen e ndjerë, gjatë pjesës së fundit ku performonte sopranoja unike Ermonela Jaho dhe Vikena Kamenica në sallë u shpërndanë trëndafila të bardhë dhe rozë nga stafi i YWCA. Trëndafila shprese, mirënjohje dhe simbolikë të kauzës “Fjongo rozë më kujton…”.

Balkan Web: Ermonela Jaho koncert bamirësie në Tiranë: Fitimet, për të mbështetur gratë me kancer gjiri - https://www.balkanweb.com/ermonela-jaho-koncert-bamiresie-ne-tirane-fitimet-per-te-mbeshtetur-grate-me-kancer-gjiri/

Tv Klan: Ermonela Jaho koncert bamirësie në Tiranë - https://tvklan.al/ermonela-jaho-koncert-bamiresie-ne-tirane/?fbclid=IwAR2Wp8lNUlIa5CLxdbGnzHz-gCxZ7cv8iZzm35hEuWrcZOz_6zOV-2U1xhg

Shqiptarja.com: Ermonela Jaho vjen nesër në Tiranë për një koncert bamirësie në kuadër të tetorit rozë - https://shqiptarja.com/lajm/ermonela-jaho-vjen-neswr-ne-tirane-per-nje-koncert-bamiresie-veliaj-mision-shume-fisnik-per-tetorin-roze

Shqiptarja.com: Ermonela Jaho koncert bamirësie për kancerin në gji: Nëse jemi humanë, nuk zhdukemi si komb - https://shqiptarja.com/lajm/ermonela-jaho-koncert-bamiresie-per-kancerin-ne-gji

Ora News: Ermonela Jaho koncert bamirësie në ndihmë të grave të prekura nga kanceri i gjirit - https://www.oranews.tv/article/koncert-kancerin-e-gjirit-jaho-te-kontribuojme-te-gjithe

MAPO: Ermonela Jaho vjen sot në Tiranë, me një koncert bamirësie - https://gazetamapo.al/ermonela-jaho-vjen-sot-ne-tirane-me-nje-koncert-bamiresie-video/

REVISTA WHO: Këngëtarja shqiptare me famë botërore vjen në Tiranë për një koncert bamirësie - https://www.revistawho.com/kengetarja-shqiptare-me-fame-boterore-vjen-ne-tirane-per-nje-koncert-bamiresie/

ABC News Albania: Ermonela Jaho koncert bamirësie për femrat që vuajnë nga kanceri i gjirit - https://abcnews.al/ermonela-jaho-koncert-bamiresie-per-femrat-qe-vuajne-nga-kanceri-i-gjirit/

 

Image placeholder

ABOUT THE AUTHOR

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipisicing elit. Ducimus itaque, autem necessitatibus voluptate quod mollitia delectus aut, sunt placeat nam vero culpa sapiente consectetur similique, inventore eos fugit cupiditate numquam!