Mesazhi i Ermonela Jahos, ambasadores së Fjongos Rozë
Ermonela Jaho, sopranoja me famë botërore është ambasadore e YWCA për kauzën e Fjongos Rozë. Znj.Jaho i është bashkuar këtij misoni human nëpërmjet angazhimit të vazhdueshëm në këtë nismë. Si ambasadore, Ermonela Jaho është angazhuar në përçimin e mesazheve të informimit dhe ndërgjegjësimit për të rritur vetëdijësimin e gjithë komunitetit për parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Si ambasadore e YWCA-së për e Fjongon Rozë znj.Jaho bën një thirrje për të gjithë, burra dhe gra, të rinj dhe të reja, zonja dhe zotërinj në moshë t’i bashkohen qindra vullnetarëve që kanë zgjedhur të jenë pjesë e kësaj kauze, kauza e shpresës; shpresë që diagnostikimi i hershëm mund të shpëtojë jetë, shpresë se me shumë mbështetje ne mund ta fitojmë këtë betejë; shpresë që duke ngritur zërin të gjithë bashkë, politikë-bërësit do të mund të inkurajohen për të ndërmarrë veprime konkrete dhe reale në përmirësimin e shërbimeve specifike mjekësore.Gjithashtu, YWCA prezantoi shërbimin e këshillimit psikologjik online FALAS nëpërmjet ambasadores së Kauzës së Fjongos Rozë.Si një nga ngjarjet më të veçanta të betejës së përbashkët kundër kancerit të gjirit, veçojmë koncertin e bamirësisë, zhvilluar në tetor 2019, me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të znj Jaho dhe artistëve të tjerë,ku të gjitha të ardhurat e grumbulluara do të shërbejnë për hapjen e një qendre psiko-sociale që do të zgjerojë ofrimin e shërbimeve mbështetëse për gratë e prekura nga kanceri i gjirit dhe familjet e tyre.