Sfida "Përqafimi i Fjongos Rozë"

A e dini se ende shumë vajza dhe gra vuajnë në heshtje diagnostikimin me kancer në gji për shkak të stigmatizmit dhe paragjykimit? A e dini se ka një mungesë të madhe të informacionit mbi kancerin e gjirit dhe të gjithë e mendojmë shumë larg nesh? A e dini se gratë me kancer në gji përjetojnë një sërë problemesh psikologjike, sepse ndihen ndryshe, të pakuptuara, të përjashtuara?


A e dini se YWCA of Albania, në fushatën e 14 të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit ka nisur sfidën "Përqafimi i Fjongos Rozë!" Bëhuni pjesë e sfidës duke ndjekur udhëzimet e mëposhtme:

• Realizoni një video në mënyrën tuaj (kërcim, ushtrime fizike, mesazh, këngë, poezi, etj.)
• Përmendni emrin e personit që ju ka sfiduar në fillim të videos ("Unë pranoj sfidën e …")
• Mbylleni sfidën me një përqafim drejtuar vetes, një personi të rëndësishëm për ju apo mikut tuaj me katër këmbë
• Video mbyllet me "Unë e kam përqafuar Fjongon Rozë". (Më pas ftoni 3-5 persona që të bëhen pjesë e sfidës): "Sfidoj Erën, Inën dhe Vinin ta përqafoni edhe ju! "
• Kur të realizoni postimin në rrjete sociale, shkruani sërish në tekst: "Unë e kam përqafuar Fjongon Rozë të YWCA. Të sfidoj ta përqafosh edhe ti." Bëni më pas tag personat që sfidoni, YWCA (në Instagram: ywcaalbania dhe Facebook: YWCA of Albania) dhe Ermonela Jahon, si ambasadore të kauzës së Fjongos Rozë
• Përdorni hashtagët: #fjongorozëmëkujton #përqafimiifjongosrozë #sfidarozë #ywcaofalbania #14vjetkundërkancerittëgjirit #pranojsfidën #sfidaefjongosrozë #jepmesazhintënd #pinkribbonhug #challengeaccepted #pinkribbonchallenge #breastcancerawareness #breastcancer #thinkpink #health #breastcancercare #pinkhug #love #hugs #together #support #pinkribbonremindsme #breastcancerawarenesschallenge #motivational #strength #YWCAofAlbania
• Sfida duhet të realizohet brenda 24 orëve.
• Ftoni ndjekësit tuaj të marrin më shumë informacion rreth sfidës tek https://fjongoroze.al/.

Unë e përkrah sfidën Përqafimi i Fjongos Rozë, sepse kështu: 

- Përkrah dhe mbështes gratë me kancer në gji.

- Rris ndërgjegjësimin për praninë e lartë të sëmundjes së kancerit të gjirit.

- Nxis diagnostikimin e hershëm, i cili shpëton jetë.

- Advokoj për rritje të vëmendjes ndaj grave me kancer në gji.

- Përhap mesazhe shprese.

- Ndihmoj për të pakësuar stigmën dhe paragjykimin.

- Kontribuoj për të krijuar një komunitet, që përçon empati dhe emocione pozitive.

- Ndihmoj që sa më shumë persona të përfitojnë shërbimin e këshillimit psikologjik online FALAS ofruar nga YWCA of Albania. 

 

 

Sfida "1 në 8 gra"

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, le të qëndrojmë së bashku kundër kancerit të gjirit.

A e dini se 1 në 8 gra do të diagnostikohet me kancer gjiri gjatë jetës së tyre? Ndërsa festojmë forcën e grave në mbarë botën, le të kujtojmë edhe ato të prekura nga kjo sëmundje, rëndësinë e mbështetjes ndaj të tyre dhe zbulimit të hershëm.

Në fushatën e 16 të YWCA, le të bashkohemi në luftën kundër kancerit të gjirit. Pavarësisht nëse është përhapja e ndërgjegjësimit, mbështetja e të mbijetuarve ose mbledhja e fondeve, çdo veprim ka rëndësi. Le të fuqizojmë njëri-tjetrin, të edukojmë veten dhe të advokojmë për trajtime dhe metoda më të mira parandalimi. Së bashku, ne mund të bëjmë një ndryshim dhe të përpiqemi drejt një të ardhmeje ku kanceri i gjirit nuk është më një kërcënim.

Si të marrësh pjesë?

·      Bëj një video të shkurtër me tekstin:

Fjongoja rozë më kujton se...

1 në 8 gra është duke u përballur me kancerin e gjirit 

1 në 8 gra nuk po resht së pyeturi veten “Pse mua?”

1 në 8 gra po nis një udhëtim transformues, që do ta shoqërojë përgjithmonë.

1 në 8 gra ka nevojë për mbështetjen pa kushte të të gjithë njerëzve përreth.

1 në 8 gra është simbol i shpresës dhe i dashurisë për jetën.

1 në 8 gra… sepse kanceri i gjirit është tashmë një realitet shumë i prekshëm.

Mos harro: 1 në 8 gra!...

·      Zgjidh 8 persona të tjerë t`i bashkohen sfidës “1 në 8”

·      Përdor hashtag-et: #BreastCancerAwareness #1in8Women #InternationalWomensDay #TogetherWeFight #SupportSurvivors #EarlyDetectionSavesLives #fjongorozëmëkujton #YWCAofAlbania #16vjetkunderkancerittegjirit #16vjetshpresë #16vjetmbështetje #ndërgjegjësim #parandalim #informim #këshillimpsikologjikonlinefalas 

·      Ftoni ndjekësit tuaj të marrin më shumë informacion rreth sfidës tek https://fjongoroze.al/.

Image placeholder

ABOUT THE AUTHOR

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipisicing elit. Ducimus itaque, autem necessitatibus voluptate quod mollitia delectus aut, sunt placeat nam vero culpa sapiente consectetur similique, inventore eos fugit cupiditate numquam!