Për të plotësuar formularin online klikoni këtu:

Këshillim Psikologjik

YWCA of Albania prej 13 vitesh është angazhuar vazhdimisht në ndërgjegjësimin për parandalimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Duke iu referuar situatës aktuale, vajzat dhe gratë me kancer në gji, janë konsideruar si një grup shumë i prekshëm nga Covid-19, për shkak të diagnozës, trajtimeve dhe sistemit imunitar të dobët. Konfuzioni, frika nga e panjohura, ankthi, depresioni, i mbivendosen sëmundjes së kancerit së gjirit, duke rritur predispozitën për shfaqje të problemeve të lidhura edhe me mirëqenien psikologjike. Për këtë arsye, YWCA of Albania, ka vendosur të zgjerojë fushatën dhe shërbimet e ofruara, duke mundësuar këshillim psikologjik online falas, me ekspertë të fushës per grate dhe vajzat me kancer ne gji.

Si Funksionon ?

Këshillimi psikologjik online do të realizohet 1(një herë në javë), për 50 minuta, nëpërmjet lidhjes me Skype apo Messenger. Seancat javore do të zgjasin derisa vajzat dhe gratë me kancer në gji të kenë përfituar në mënyrë maksimale nga shërbimi.

Për të rezervuar takimin online ju lutem kontaktoni në numrat: 0698740489 dhe 0685287924, si dhe në adresat e email-it: [email protected] dhe [email protected].

YWCA of Albania do të vazhdojë të jetë pranë të gjitha grave dhe vajzave në luftën e tyre me kancerin e gjirit!

Na kontaktoni! Së bashku do ia dalim!

Trajtimi psikologjik- Nevojë emergjentë për shkak të situatës së shkaktuar nga Covid-19


Situata e shkaktuar nga Covid-19 po shoqërohet me implikime në shëndetin mendor, që mund të kenë pasoja afatgjata nëse nuk trajtohen. Një sërë studimesh i kanë konsideruar personat e diagnostikuar me kancer në gji si një nga popullatat më të rrezikuara.

Pavarësisht se të gjithë kemi rrezikun për tu infektuar me Covid-19, përgjigjia e gjithësecilit është e ndryshme. Vajzat dhe grate që aktualisht janë të diagnostikuara me kancer të gjirit, mund të kenë sistem të dobët imunitar, për shkak të vetë kancerit, por edhe trajtimeve. Gjithashtu, edhe personat që kanë pasur kancer në gji në të kaluarën, mund të kenë komplikacione për shkak të virusit.

Për shkak të situatës së konfuzionit, frikës nga e panjohura, problemeve me sistemin imunitar që i mbivendosen diagnozës së kancerit së gjirit, ekziston predispozita për rritje të problemeve që lidhen me mirëqenien psikologjike. Për këtë arsye, YWCA of Albania, është angazhuar që prej muajit prill 2020 në ofrimin e shërbimit psikologjik online falas, me ekspertë të fushës per grate dhe vajzat me kancer ne gji.

Si funksionon Shërbimi Psikologjik Online i YWCA

Ofrimi i trajtimit psikologjik online është një shërbim i njohur dhe i praktikuar si jashtë vendit, edhe në Shqipëri. Ka prova të shumta që tregonjë se shërbimi psikologjik online eshte efektiv dhe shumë ndihmues për gratë e prekura me kancer në gji.

Seancat zhvillohen online 1 herë në javë me një kohëzgjatje prej 50 minutash. Shërbimi i ofruar do të jetë falas.

Ju lehtësisht mund të kërkoni mbështetjen psikologjike duke telefonuar 0698740489 dhe 0685287924 ose duke plotësuar folmuarin ne web-in e YWCA http://www.YWCA-albania.al/formulari/.

Shërbimi psikologjik online do t`ju ndihmojnë:

  • Të përballeni me ndjenjat e ankthit, depresionit apo frikës shkaktuar nga diagnoza e kancerit të gjirit dhe Covid 19
  • Të ndërtoni në mënyrë të suksesshme marrëdhëniet me familjarët dhe miqte
  • Të përballeni me vështirësitë e rutinës së përditshme
  • Të rrisni fuqitë përballuese
  • Të zhvilloni veten

Për të plotësuar formularin online klikoni këtu: