Konferenca në Fakultetin e Shkencave Sociale

YWCA of Albania, në bashkëpunim me Departamentin e Psikologji-Pedagogjisë, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale kanë zhvilluar konferencën me titull "Trajtimi psikologjik tek pacientet e diagnostikuara me kancer në gji."

Pjesë e kësaj konference ishin përfaqësues të YWCA, pedagogë të fakultetit, psikologe pranë Spitalit Onkologjik Tiranë, psikologë dhe studentë. Fokusi i takimit ishte diskutimi mbi rëndësinë e trajtimit psikologjik tek pacientet e diagnostikuara me kancer në gji.

Temat e trajtuara në konferencë ishin nga më të ndryshmet, ku përmendet "Rëndësia e mbështetjes dhe trajtimit psikologjik tek vajzat dhe gratë me kancer në gji" nga përfaqësues të YWCA, si një nga objektivat kryesore të punës së YWCA of Albania; "Pse gratë nuk kujdesen për veten" nga Dr. Blerta Bodinaku, pedagoge pranë FSHS-së, "Terapia e artit me mbijetueset e kancerit të gjirit dhe familjarët e tyre", nga Ermal Azisllari, psikoterapsit dhe ekspert në këshillimin online të ofruar nga YWCA dhe "Të jetosh me kancer, një eksplorim i procesit të zhvillimit të identitetit" nga Dr. Skerdi Zahaj, pedagog pranë FSHS-së dhe ekspert në këshillimin online të ofruar nga YWCA.

Gjithashtu, nga psikologet nga Spitali Onkologjik u nda eksperienca e punës së stafit psiko-social me pacientët si dhe komunikimi i diagnozës tek pacientët.

Një moment i rëndësishëm ishte ndarja e videos "Tre rrëfime shprese" e realizuar nga YWCA, ku ndahen përvojat e 3 zonjave të mbijetuara me kancer në gji. Gjatë konferencës, përveç prespektivave shumë të rëndësishme të ndara nga folësit, pati një ndërveprim aktiv me pjesëmarrësit.

YWCA of Albania do të vazhdojë të angazhohet për të bashkëpunuar me institucione dhe partnerë të ndryshëm me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për parandalimin dhe diganostikimin e hershëm të kancerit të gjirit. Gjithashtu, YWCA nëpërmjet ofrimit të shërbimit psikologjik online falas është duke kontribuar tek gratë me kancer në gji, në përmirësimin e jetës së tyre, mbështetjes dhe përçimit të mesazhit që nuk janë vetëm.

Image placeholder

ABOUT THE AUTHOR

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipisicing elit. Ducimus itaque, autem necessitatibus voluptate quod mollitia delectus aut, sunt placeat nam vero culpa sapiente consectetur similique, inventore eos fugit cupiditate numquam!