Fushata e informimit dhe ndergjegjesimit

Fushatat e informimit dhe ndërgjegjësimit Sipas statistikave, kanceri i gjirit ka pësuar një rritje të diagnostikimit në vendin tonë. Çdo vit, rreth 600 vajza dhe gra diagnostikohen me kancer më gji, nje trend ne rritje edhe ne bote. Rastet e ekzaminimit të vonë të kancerit në gji janë të shpeshta, ndikuar nga shumë arsye, ku specifikisht në Shqipëri vlen të përmendet mungesa një kulture të përgjithshme ndaj kontrolleve dhe kujdesit për shëndetin. Frika dhe pasiguria janë faktorë të tjera që mund të shërbejnë si pengesa për kontrolle, duke kontribuar në përparimin e sëmundjes. Nisur nga kjo situatë, YWCA of Albania ka si mision dhënien e shpresës. Pikërisht nëpërmjet fushatave të rritjes së informimit, rritjes së ndërgjegjësimit për kontrolle, ekzaminime dhe diganostikim të hershëm, beteja ndaj kancerit të gjirit fitohet.

Në kuadër të fushatave të informimit dhe ndërgjegjësimit, YWCA ka zhvilluar një sërë aktivitetesh:

-Shpërndarja e materialeve informuese dhe ndërgjegjësuese rreth kancerit te gjirit. Vullnetaret he stafi i YWCA shpërndajnë në zona të ndryshme broshura dhe fletëpalosje, me qëllim kontaktimin me sa ne shume persona dhe rritje të ndërgjegjësimit.

-Hartimi dhe shpërndarja e libërthit ``Si të përballemi me kimioterapinë``, ku jepen informacione për të gjithë të prekurit me kancerin e gjirit, që duhet t`iu nënshtrohen kimioterapisë.

-Takime informuese me gra dhe vajza, që kanë pasur në fokus ndarjen e materialeve dhe zhvillimin e diskutimeve për rritjen e ndergjegjesimit per paradalimin dhe diagnostikimin e hershem.

-Takime me mjekë për të diskutuar mbi shenjat e hershme të diagnostikimit, ekzaminimeve të nevojshme dhe kontrolleve për parandalim.

-Vendosja e posterave për fushatën, në ekranet Led, te shfaqura në pjesë të ndryshme të qytetit, të tilla si Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe ekrane të tjetra publike në Tiranë dhe Durrës.

-Takime në rrjetet e Sophie Caffé në Tiranë për të informuar dhe rritur ndërgjegjësimin mbi Kauzën e Fjongos Rozë. Anëtarët e stafit të Sophie Caffé kanë ndihmuar në shpërndarjen e informacionit tek klientët e tyre, në lidhje me fushatën për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit dhe aktivitetet e saj.

-Zhvillimi i diskutimeve me të mbijetuarat e kancerit të gjirit, për të ndarë eksperiencat, sfidat dhe përjetimet gjatë përballjes me sëmundjen e kancerit të gjirit. Ndarja e historive personale dhe thyerja e tabuve për të diskutuar këtë temë na bën të reflektojmë triumfin e shpresës kundrejt mosdorëzimit, guximit kundrejt rrezikut,parandalimit dhe informimit kundrejt mosndërgjegjësimit dhe moskujdesit.

-Fushata në rrjetet sociale. YWCA of Albania zhvillon një fushatë intensive në rrjet sociale, në lidhje me ndërgjegjësimin, parandalimin, diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit, por edhe shpresën tek të gjithë të mbijetuarat. Gjithashtu, mbështetës së kauzës shpërndajnë video mesazhe dhe fotografi për kauzën, një tregues i rritjes së ndërgjegjësimit dhe empatisë.

Image placeholder

ABOUT THE AUTHOR

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipisicing elit. Ducimus itaque, autem necessitatibus voluptate quod mollitia delectus aut, sunt placeat nam vero culpa sapiente consectetur similique, inventore eos fugit cupiditate numquam!