Shpërndarja e përvitshme e 100 kuponave të mamografisë falas

Në këtë dekadë të punës së YWCA of Albania qindra gra e vajza në mbarë Shqipërinë dëgjuan për herë të parë t’u flitej hapur mbi faktorët që nxisin shfaqjen e kancerit të gjirit, rrugët e zbulimit të hershëm të tij, mënyrën e kryerjes së vetëkontrollit të gjirit, si dhe patën mundësinë për të kryer mamografinë e parë në jetën e tyre. Gjatë muajit tetor, YWCA, në bashkëpunim me Spitalin Hygeia, ka mundësuar shpërndarjen e 100 kuponave për mamografinë falas. Këto kupona janë shpërndarë tek shumë gra jo vetëm në qytetin e Tiranës, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Përveç shpërndarjes së kuponave të mamografisë që mund të kryhet falas në Spitalin Hygeia, pjesë e fushatës në vitet e mëparshme ka qenë edhe “mamografia lëvizëse”. Mjekë dhe specialistë të fushës mundësonin mamografinë falas për zonjat që i bashkoheshin ecjes, nëpërmjet një automjeti të pajisur me aparaturat e nevojshme për kryerjen e ekzaminimit.

Mamografia është një radiografi e gjirit dhe përdor teknologjinë e mirënjohur të rrezeve x. Një mamografi diagnostikuese përdoret për të diagnostikuar sëmundje të gjirit tek një grua që ka shenja klinike në gji apo një rezultat anormal në mamografinë depistuese. Mamografia depistuese përdoret për grate qe jane asimptomatike; pra që nuk duket të kenë shenja problematike lidhur me gjirin. Mamografitë moderne përdorin nivele shumë të ulëta të rrezatimit dhe ekspozimi ndaj këtij rrezatimi nuk shkakton asnjë rritje sinjifikative të riskut për kancer gjiri. Të gjitha gratë nga mosha 35-40 vjeç e lart, duhet të bëjnë mamografinë çdo 1-3 vjet. Rreziqet për kancerin e gjirit rriten me rritjen në moshë. Mamografia mund të bëhet në çdo kohë, por është mirë që gratë në moshën riprodhuese ta kryejnë mamografinë në fund të ciklit. Në periudhën e menopauzës ajo kryhet në çdo moment. Mamografia nuk është e dhimbshme, por disa gra ndiejnë një shtypje dhe dhimbje të lehtë të gjinjve gjatë mamografisë.

Për pjesën më të madhe kjo është e durueshme. Kanceri i gjirit mund të shfaqet në çdo kohë, madje edhe nga mamografi të tjetra. Kështu që mamografia duhet bërë rregullisht. Bazuar në rezultatet e mamografisë së parë, ajo mund të përsëritet, nëse mjeku e kërkon këtë. Mamografia nuk duhet bërë vetëm 1 herë në jetë, por në mënyrë të vazhdueshme çdo 1-3 vjet, dhe për gjatë gjithë jetës. Ekzaminimi i rregullt mamografik mundëson, në shumicën e rasteve, zbulimin e kancerit të gjirit më shpejt nga ç’mund të kuptohet nga vetë personi. Kanceri i gjirit që diktohet që herët, rrallë përbën kërcënim për jetën. Kërkimet shkencore tregojnë se vdekshmëria nga kanceri i gjirit mund të ulet me 30-45% përmes kryerjes së ekzaminimeve mamografike.

Vitet e fundit kanceri i gjirit nuk po prek më vetëm moshat e rritura. Sipas autoriteteve shëndetësore, nga depistimet e kryera shfaqet në rritje numri i rasteve të reja të zbuluara tek grupmoshat 35-40 vjeç, ndërkohë që gjatë dy viteve të fundit sëmundja është zbuluar edhe tek moshat 20 vjeçare.

Duke iu referuar shifrave në rritje, YWCA of Abania vazhdon të bëjë thirrje që të mos neglizhohet kryerja e kontrolleve mjekësore, kjo pasi zbulimi i sëmundjes që në stadet e para të shfaqjes rrit mundësitë që të trajtohet dhe të mos shoqërohet me pasoja fatale për jetën. Për të nxitur diagnostikimin e hershme të sëmundjes, përgjatë gjithë muajit tetor dhe jo vetëm, YWCA në bashkëpunim me partnerët e saj, zhvillon ekzaminime falas që i përshtaten qëllimit kryesor të fushatës për parandalimin dhe ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit.

Image placeholder

ABOUT THE AUTHOR

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipisicing elit. Ducimus itaque, autem necessitatibus voluptate quod mollitia delectus aut, sunt placeat nam vero culpa sapiente consectetur similique, inventore eos fugit cupiditate numquam!