Marshimi simbolik

"Fjongo rozë më kujton! Le të jetë kjo shprehja e muajit, e shpresës, e solidarizimit, e jetës!

YWCA of Albania është e angazhuar në informimin dhe mbështetjen e vajzave dhe grave në parandalimin dhe identifikimin e hershëm të kancerit të gjirit. Këto nisma janë simbolika të punës sonë, të mesazheve të forcës e guximit, që i shprehim në marshimet e përvitshme, diskutimet e vazhdueshme dhe ndarjes së historive personale.

Ne jemi këtu! Ne jemi më të fortë së bashku! Ne jemi më të fortë kur kauzën tonë e mbështet ambasadorja jonë, sopranoja me famë botërore Ermonela Jaho!

Le të mposhtim frikën, turpin, stigmatizimin! Le të mposhtim dhe të parandalojmë! Le të krijojmë një tetor me ngjyra! Ti mund të kontribuosh! Edhe ti! Të gjithë ne! Vishuni me rozë, vendosni fjongon dhe bëhuni këtë muaj bashkëudhëtarë të YWCA of Albania në aktivitetet e planifikuara. Për ndërgjegjësimin! Për parandalimin! Për jetën, kauza e fjongos rozë!"


YWCA of Albania është e njohur për marshimin simbolik përgjatë muajit tetor, muaji që shënjon një rritje të intensitetit të veprimtarive të YWCA, duke qenë se është muaji ndërkombëtar mbi ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit.

Ecja tradicionale e përvitshme është veprimtaria që e bën më të dukshme kauzën e YWCA ku pjesëmarrja është shumë e madhe, ngjyra rozë mbush qytetin dhe informacioni se diagnostikimi i hershëm shpëton jetë bëhet më i fuqishëm.

Marshimi simbolik nisi në vitin 2008 në qytetin e Tiranës, për tu bërë një ngjarje shënjuese e rëndësishme e Kauzës Rozë. Ecja është zhvilluar edhe në qytete të tjera, ku përmendim ecjen në Shkodër (2016), në Lezhë (2017) apo në Korçë (2018), me qëllim përhapjen dhe përqëndrimin e shërbimeve në shumë zona të Shqipërisë. Gjatë ecjes, realizohen një sërë aktivitetesh, si shpërndarja e materialeve ndërgjegjësuese, çantave,bluzave, çadrave si dhe fjongove rozë, simbolit të kauzës.

Është e rëndësishme që të përmendet se me kalimin e viteve ka një rritje të pjesëmarrjes në kauzën tonë, duke treguar kështu rritje të ndërgjegjësimit. Marshimi simbolik bën bashkë burra dhe gra, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të qeverisjes lokale dhe qëndrore, duke i dhënë kështu një imazh dhe zë të përbashkët fuqie dhe bashkimi Fjongos Rozë.

Ecja simbolike është kthyer tashmë traditë e YWCA of Albania, nëpërmjet së cilës synohet që të tregohet haptazi mbështetja në luftën kundër kancerit të gjirit, shoqëruar edhe me një rritje të ndjeshmërisë ndaj të gjithë aktorëve të rëndësishëm dhe gjithë shoqërisë për këtë çështje. Ecjet simbolike janë një mundësi që njerëzit të ndajnë informacione, të mos ndihen vetëm dhe të shkëmbejnë eksperiencat dhe përvojat personale, të karakterizuara nga mesazhi i shpresës dhe guximit.

Gjithashtu, marshimet janë një mënyrë tjetër për të risjellë edhe një herë në vëmendjen problemin e kancerit të gjirit, për të rritur ndërgjegjësimin për vlerën dhe dobinë jetësore të parandalimit, por edhe për trajtimin dinjitoz e të merituar të grave e vajzave të prekura nga kanceri i gjirit.

Image placeholder

ABOUT THE AUTHOR

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipisicing elit. Ducimus itaque, autem necessitatibus voluptate quod mollitia delectus aut, sunt placeat nam vero culpa sapiente consectetur similique, inventore eos fugit cupiditate numquam!