Mbeshtetja me paketa

YWCA of Albania përgjatë periudhës prill-gusht 2020 ka nisur fushtaën intensive të mbështetjes së grave me kancer në gji me pakteta me produkte ushqimore dhe higjenike.

Rreth 150 gra kanë përfituar nga mbështetja e YWCA of Albania. Ky shërbim është mundësuar falë bashkëpunimit me partnerët e YWCA, si Hoffman La Roche, Mylan, World YWCA, AgnaGroup dhe lindi si nevojë emergjente gjatë periudhës së shkaktuar nga Covid-19.

Mbështetja me produktet ushqimore dhe higjenike është një nevojë e rëndësishme bazuar në vlerësimin e vazhdueshëm që bën YWCA of Albania. Nivelet e pakta të të ardhurave, për shkak të Covid-19 në Shqipëri, kanë ulur mundësinë e aksesit ndaj ushqyerjes së shëndetshme dhe mbajtjes së higjenës.

Shërbimi është ofruar në të gjitha qytetet e Shqipërisë, si dhe zonat rurale, në mënyrë që ndërhyrja të jetë gjithëpërfshirëse. Ka disa aryse të ndërmarrjes kësaj iniciative nga YWCA of Albania. Së pari, kanceri i gjirit ka një përhapje të madhe në vendin tonë. Së dyti, një numër i madh i familjeve në Shqipëri janë përballur me vështirësi ekonomike, për shkak të pandemisë. Kjo situatë ka prekur kryesisht familjarët me sëmundje të ndryshme. Së treti, trajtimet e shtrenjta shoqërohen me një rënie të të ardhurave për gratë me kancer të gjirit, përveç zgjidhjes së tyre.

YWCA of Albania, ka mbështetur gratë me kancer në gji, që iu përkasin kategorive të mëposhtme:

  • Gra me të ardhura të ulta ekonomike
  • Gra pjesë e grupeve të marxhinalizuara
  • Gra me diagnozë aktuale ose të mëparshme të kancerit të gjirit


Gratë me kancer të gjirit, si një nga grupet më vulnerable për shkak të situatës së shkaktuar nga Covid-19, janë duke u përballur me vështirësi ekonomike, si pasojë e burimeve të pakta. Përmes mbështetjes me paketa ushqimore dhe higjenike, një rezultat i rëndësishëm ka qenë plotësimi i nevojave të tyre themelore. Përmes kujdesit dhe mbështetjes, është përmirësuar cilësia e jetës së këtyre grave. Shpërndarja e paketeva me produkte ushqimore dhe higjenike i ka ndihmuar gratë të përmbushin nevojat e tyre dhe të kenë nivele më të ulta të stresit në lidhje me mungesat e burimeve për nevojat themelore.

Gjithashtu, gjatë shpërndarjeve të paketave YWCA është angazhuar në takime dhe diskutime me gratë me kancer në gji për identifikimin e nevojave të mëtejshme.

Image placeholder

ABOUT THE AUTHOR

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipisicing elit. Ducimus itaque, autem necessitatibus voluptate quod mollitia delectus aut, sunt placeat nam vero culpa sapiente consectetur similique, inventore eos fugit cupiditate numquam!