Takimi me gra politikane

YWCA of Albania ka realizuar në 16 prill 2019 takim pune me gra politikane, deputete, ministre, përfaqësuese të këshillave bashkiakë, diplomat të huaj në Shqipëri, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, mjekë të Spitalit Onkologjik në Tiranë, paciente me kancer në gji, përfaqësuese të OJF dhe bizneseve të ndryshme. Temë e këtij takimi ishte prezantimi nga YWCA of Albania i gjetjeve dhe rekomandimeve të nxjerra nga një Studim rreth Diskriminit në Punësim të grave që vuajnë nga kanceri i gjirit. Përtej sëmundjes, dhimbjes, vuajtjes së individit të prekur nga kanceri i gjirit, dramës familjare, problematikë vijon të mbetet punësimi i këtyre grave pas tejkalimit të sëmundjes. Mbështetja sociale dhe punësimi i tyre ishin çështje që kërkojnë politika të mirëfillta nga shteti dhe aplikimin e tyre edhe nga biznesi.

Disa konkluzionet nga diskutimi i Studimit për Diskriminimin në Punësim të Grave të diagnostikuara me kancer në gji

  1. Vazhdimësia e punës me Aleancën e Grave në Parlament, si një instrument efikas për inisiativa që lidhen me rekomandimet e YWCA.
  2. Hartimi i dokumentit me sugjerimeve për hapat në vazhdimësi.
  3. Krijimi i një grup pune, i cili do të punojë dhe do të ndjekë problematikat e ngritura dhe veprimtaritë që duhen ndërmarrë.
  4. Organizaimi i tryezave të diskutmit për të hartuar një plan pune
  5. Angazhimi i pushtetit vendor
  6. Krijimi i një paketë informuese me informacion ligjor në mbështetje të grave të diagnostikuara me tumor malinj në gji dhe te identifikohen pikat hyrëse në sistem.
  7. Të realizohet mbështetja psikologjike e grave të diagnostikuara me kancer në gji nga grupet e pacientëve si pjesë e shërbimeve të Qendrës Multifunksionale të ideuar prej kohësh nga YWCA of Albania, në përshtatje me praktikën ndërkombëtare.
  8. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi është një ndër institucionet që mund të ofrojë mbrojtje nga sjelljet diskriminuese në punësim qoftë në administratën publike dhe në sektorin privat.
  9. Avokati i Popullit ka mandat të veprojë vetëm në sektorin publik, ka disa tentativa për ta shtrirë mandatin edhe në sektorin privat, por janë vetëm në fazën ideore.

Image placeholder

ABOUT THE AUTHOR

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipisicing elit. Ducimus itaque, autem necessitatibus voluptate quod mollitia delectus aut, sunt placeat nam vero culpa sapiente consectetur similique, inventore eos fugit cupiditate numquam!