Fjongo Rozë

Fjongo rozë më kujton se duhet të informohem dhe ndërgjegjësohem rreth parandalimit të kancerit të gjirit.

Fjongo rozë më kujton solidarizimin me të gjitha vajzat dhe gratë e prekura nga kanceri i gjirit – nuk jemi kurrë vetëm.

Fjongo rozë më kujton moton e afirmimit të jetës përmes kujdesit dhe mbështetjes.

Këshillimi psikologjik online falas!

Shërbimi psikologjik online falas, ofrohet për herë të parë nga YWCA of Albania me qëllim mbështetjen e grave me kancer në gji, për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre!

Si funksionon Shërbimi Psikologjik Online i YWCA?

Seancat zhvillohen online 1 herë në javë me një kohëzgjatje prej 50 minutash.

Përqafimi i Fjongos Rozë

A e di se ende shumë vajza dhe gra vuajnë në heshtje diagnostikimin me kancer në gji për shkak të stigmatizmit dhe paragjykimit? A e di se ka një mungesë të madhe të informacionit mbi kancerin e gjirit...

Ermonela Jaho - Ambasadore e Fjongos Rozë

Mesazhi i Ermonela Jahos, ambasadores së Fjongos Rozë

Ermonela Jaho, sopranoja me famë botërore është ambasadore e YWCA për kauzën e Fjongos Rozë. Znj.Jaho i është bashkuar këtij misoni human nëpërmjet angazhimit të vazhdueshëm në këtë nismë. Si ambasadore, Ermonela Jaho është angazhuar në përçimin e mesazheve të informimit dhe ndërgjegjësimit për të rritur vetëdijësimin e gjithë komunitetit për parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Si ambasadore e YWCA-së për e Fjongon Rozë znj.Jaho bën një thirrje për të gjithë, burra dhe gra, të rinj dhe të reja, zonja dhe zotërinj në moshë t’i bashkohen qindra vullnetarëve që kanë zgjedhur të jenë pjesë e kësaj kauze, kauza e shpresës; shpresë që diagnostikimi i hershëm mund të shpëtojë jetë, shpresë se me shumë mbështetje ne mund ta fitojmë këtë betejë; shpresë që duke ngritur zërin të gjithë bashkë, politikë-bërësit do të mund të inkurajohen për të ndërmarrë veprime konkrete dhe reale në përmirësimin e shërbimeve specifike mjekësore.Gjithashtu, YWCA prezantoi shërbimin e këshillimit psikologjik online FALAS nëpërmjet ambasadores së Kauzës së Fjongos Rozë.Si një nga ngjarjet më të veçanta të betejës së përbashkët kundër kancerit të gjirit, veçojmë koncertin e bamirësisë, zhvilluar në tetor 2019, me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të znj Jaho dhe artistëve të tjerë,ku të gjitha të ardhurat e grumbulluara do të shërbejnë për hapjen e një qendre psiko-sociale që do të zgjerojë ofrimin e shërbimeve mbështetëse për gratë e prekura nga kanceri i gjirit dhe familjet e tyre.

Misioni i Fjongos Rozë

YWCA of Albania që prej vitit 1997 është pjesë e familjes së madhe të WORLD YWCA me misionin e fuqizimit të grave dhe vajzave në shumë fusha, sociale, ekonomike, ligjore, etj. me qëllimin e pjesëmarrjes së tyre aktive në krijimin e një shoqërie të emancipuar dhe të barabartë.

Lidhur ngushtë me filozofinë e YWCA, një nga kauzat më të rëndësishme është misioni i Fjongos Rozë, që lidhet me veprimtaritë ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit, duke qenë se është një nga sëmundjet që prek në pjesën më të madhe gratë dhe vajzat. Fjongo Rozë ka si mision ndërgjegjësimin për parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit, nëpërmjet njohjes së simptomave, informimit, si dhe nxitjes dhe fuqizimit të vajzave për të pasur kujdes ndaj shëndetit të tyre. Veprimtaria e Fjongos Rozë nga YWCA of Albania ka nisur në vitin 2008 në Tiranë, me marshimin simbolik dhe tashmë të përvitshëm, një ngjarje që kërkon të rrisë vëmendjen ndaj situatës së kancerit të gjirit.

Puna e vazhdueshme ka treguar se diagnostikimi me kancer në gji shoqërohet me frikë për të ardhmen, pasiguri, pyetje të shumta, traumë, shok dhe ndryshim të dukshëm të marrëdhënieve. Gjithashtu, statistikat në Shqipëri tregojnë se rreth 600 gra diagnostikohen me kancer në gji çdo vit, që iu përkasin zonave të ndryshme urbane apo rurale, me status të ndryshëm socio-ekonomik apo nivel edukimi. Pra, në vitin e 16, Fjongo Rozë vazhdon misionin për ndërgjegjësimin, për parandalimin, për diagnostikimin e hershëm, për shpresën, për jetën!

Simbolika e Fjongos Rozë


Fjongo rozë është simbol i ndërgjegjësimit mbi kancerin e gjirit. Historia e fjongos rozë daton në vitin 1991, ku Charlotte Haley, e mbijetur nga kanceri i gjirit filloi të dërgonte letra të cilat i postonte me simbolin e fjongos rozë. Në këto letra kërkohej rritja e ndërgjegjësimit, kundrejt numrave shumë të lartë të të prekurve me kancer në gji dhe fondeve të vogla që shkonin në shërbim të tyre. Veprimtari të tjera të zhvilluara në të njëjtat vite, me qëllim ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit, përzgjodhën fjongon rozë gjatë manifesimeve, duke çuar kështu në lindjen e një simboli.

YWCA of Albania, ka synuar të jetë sa më origjinale në moton që karakterizon fushtatën. “Fjongo rozë më kujton” është motoja që duhet të karakterizojë tetorin dhe jo vetëm. “Fjongo rozë më kujton” synon të përçojë mesazhin e kujdesit ndaj vetes, synon të kujtojë të gjitha vajzat dhe gratë për kontrolle të vazhdueshme, “Fjongo rozë më kujton” nënkupton informimin, “Fjongo rozë më kujton” kumbon ndërgjegjësimin për parandalim të hershëm, “Fjongo rozë më kujton” synon të jetë një moto për solidarizim me të gjitha vajzat dhe gratë e prekura me kancerin e gjirit, “Fjongo rozë më kujton” është moto që tregon rëndësinë e bashkimit dhe të mos qenit vetëm…“Fjongo rozë më kujton” është motoja që afirmon jetën, nëpërmjet kujdesit dhe mbështetjes!

Shërbimet

Informim

Realizim i materialeve informuese

Takime me gra dhe vajza

Takime me mjekë

Aktivitete informuese në qyetete të ndryshme të Shqipërisë

Ndërgjegjësim

Ndarje e spoteve ndërgjegjësuese në televizone dhe radio

Video ndërgjegjësuese nga ambasadorja znj Ermonela Jaho

Shpërndarje e materialeve informuese

Fushatë në mediat sociale

Takime informale me zonjat me kancer në gji

Parandalim

Fushatë intensive informuese

Shpërndarje e kuponave për mamografi falas

Shërbime psiklogjike

Këshillim psikologjik online falas

Mbështetje psiko-sociale me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës

Mbështetje

Shpërndarje e paketave me produkte ushqimore

Shpërndarje e paketave me produkte higjienike

Triumf

Ne nuk e dimë sa sa të fortë jemi, derisa forca mbetet zgjidhja jonë e vetme!

Lini Nje Takim

Prisni!
Kërkesa u pranua . Faleminderit!

Fjongo Rozë ndër Vite

Fushata e informimit dhe ndërgjegjësimit

Sipas statistikave, kanceri i gjirit ka pësuar një rritje të diagnostikimit në vendin tonë. Çdo vit, rreth 600 vajza dhe gra diagnostikohen me kancer më gji, nje trend ne rritje edhe ne bote. Rastet e ekzaminimit të vonë të kancerit në gji janë të shpeshta, ndikuar nga shumë arsye, ku specifikisht në Shqipëri vlen të përmendet mungesa një kulture të përgjithshme ndaj kontrolleve dhe kujdesit për shëndetin

Lexo më shumë

Takimi me gra të politikes

YWCA of Albania ka realizuar në 16 prill 2019 takim pune me gra politikane, deputete, ministre, përfaqësuese të këshillave bashkiakë, diplomat të huaj në Shqipëri, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, mjekë të Spitalit Onkologjik në Tiranë, paciente me kancer në gji, përfaqësuese të OJF dhe bizneseve të ndryshme

Lexo më shumë

Mbeshtetja me paketa

YWCA of Albania përgjatë periudhës prill-gusht 2020 ka nisur fushtaën intensive të mbështetjes së grave me kancer në gji me pakteta me produkte ushqimore dhe higjenike. Rreth 150 gra kanë përfituar nga mbështetja e YWCA of Albania. Ky shërbim është mundësuar falë bashkëpunimit me partnerët e YWCA, si Hoffman La Roche, Mylan, World YWCA, AgnaGroup dhe lindi si nevojë emergjente gjatë periudhës së shkaktuar nga Covid-19.

Lexo më shumë

Marshimi simbolik

``Fjongo rozë më kujton! Le të jetë kjo shprehja e muajit, e shpresës, e solidarizimit, e jetës! YWCA of Albania është e angazhuar në informimin dhe mbështetjen e vajzave dhe grave në parandalimin dhe identifikimin e hershëm të kancerit të gjirit. Këto nisma janë simbolika të punës sonë, të mesazheve të forcës e guximit, që i shprehim në marshimet e përvitshme, diskutimet e vazhdueshme dhe ndarjes së historive personale. Ne jemi këtu! Ne jemi më të fortë së bashku! Ne jemi më të fortë kur kauzën tonë e mbështet ambasadorja jonë, sopranoja me famë botërore Ermonela Jaho!

Lexo më shumë

Mamografia

Në këtë dekadë të punës së YWCA of Albania qindra gra e vajza në mbarë Shqipërinë dëgjuan për herë të parë t’u flitej hapur mbi faktorët që nxisin shfaqjen e kancerit të gjirit, rrugët e zbulimit të hershëm të tij, mënyrën e kryerjes së vetëkontrollit të gjirit, si dhe patën mundësinë për të kryer mamografinë e parë në jetën e tyre.  Gjatë muajit tetor, YWCA, në bashkëpunim me Spitalin Hygeia, ka mundësuar shpërndarjen e 100 kuponave për mamografinë falas. Këto kupona janë shpërndarë tek shumë gra jo vetëm në qytetin e Tiranës, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Lexo më shumë

Histori Suksesi

Ne nuk e dimë sesa të fortë jemi, derisa forca mbetet zgjidhja jonë e vetme!

Video shprese dhe histori suksesi! Emocione, mesazhe triumfi dhe kurajo përshkruan historitë e vajzave guximtare, që rrëfyen historitë e tyre me nënat fitimtare në betejën me kancerin e gjirit, duke kumbuar fort se gjjëa më e rëndësishme është të mos humbësh shpresën, të mos humbësh zemrën. Copëzat e jetës të rrëfyera në video me shumë emocione, vërtetësi, tingëllonin fort se guximi nuk është mungesa e frikës, por të gjykuarit se përtej vështirësive triumfon dashuria për jetën!

Rubrika e Pyetjeve

  • Si mund të marr shërbimin psikologjik online?

    Ju mund të rezervoni një takim nëpërmjet kësaj platforme. Gjithashtu, mund të kontaktoni në numrat 0698740489 dhe 0685287924.

  • Si mund të kontaktoj stafin e YWCA?

    Ka disa mënyra kontaktimi. Vizitoni këtë website ose telefononi në numrat 0698740489 dhe 0685287924.

  • Si ndihmon këshillimi psikologjik?

    Ndërhyrjet psikologjike janë të efektshme në reduktimin e dhimbjeve, simptomave apo efekteve anësore të mjekimit. Trajtimi psikologjik zvogëlon dukshëm ankthin para operacionit, dhimbjen, si dhe eleminon një sërë sjelljesh që paraprijnë ose shoqërojnë kimioterapinë. Teknikat psikologjike mund të përdoren për të krijuar imazh pozitiv për veten, për të rritur motivimin në aplikimin e sjelljeve të reja dhe për të lehtësuar rikthimin në jetën e përditshme, pas përfundimit të trajtimit mjekësor.

  • Si do të përballem me ndryshimet e pamjes time?

    Diagnostikimi dhe trajtimet për kancerin e gjirit shoqërohen edhe me ndryshime në pamjen e jashtme, të cilat mund të shkaktojnë probleme me konceptimin e vetes. Gjatë këtij procesi, nëse ndjeni nevojë për mbështetje, konsultohuni me YWCA, për ofrimin e sherbimit psikologjik online falas.

  • Si do t`ia u komunikoj fëmijëve dhe familjarëve?

    Mbështetja e familjes gjatë përballjes me kancerin e gjirit është shumë e nevojshme. Për këtë arsye, ndani gjendjen shëndetësore dhe emocionale me njëri-tjerin. Nëse është e nevojshme kërkoni ndihmën e profesonistëve.

  • Si mund të rifilloj jetën normalisht?

    Mbështetja psikologjike gjatë diagnostikimit me kancer në gji është shumë e rëndësishme për të ndryshuar mendimet shqetësuese, si dhe për të rritur aftësitë përballuese, me qëllim normalizimin e rutinave jetësore.

Kontakt

Adresa:

Rruga “Him Kolli” Pall. DQ.13 Tiranë P.O.Box 2970

Telefono:

+355 4 2271 642

Prisni!
Mesazhi juaj u dërgoa. Faleminderit!